Trafik kokaine, shkatërrohet organizata shqiptare. Në pranga edhe një ish-futbollist. Ja emrat

Një organizatë italo-shqiptare që merrej më trafikun e drogës, konkretisht kokainës është shkatërruar në Itali. Në pranga janë vënë disa persona, mes të cilëve edhe një ish-futbollist.

Operacioni policor është bërë në zonën e Trevisos, Itali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, organizata drejtohej nga shqiptari Selim Osmani, 50-vjeçari që njihej si një punëtor i thjeshtë, citon SYRI.net. Ai kishte marrë me qira një ambient në një zonë të njohur si ‘Colle Umberto’ dhe e kishte kthyer në një magazinë droge.

Në pranga bashkë me të ka rënë edhe një njohje e vjetër e zonës, një ish-futbollist dhe ish-trajner, i cili duke pasur njohje në botën e sportit shiste drogën.

Giuliano Camporese, 47 vjeç nga Vittorio Veneto, ish-trajner në Castelfranco, shiste drogë për lojtarët e serisë B dhe C. Edhe ai ka rënë në pranga bashkë me shqiptarin Osmani, shkruan SYRI.net.

Hetimet në lidhje me këtë organizatë droge mësohet se kishin nisur që prej 1 viti e gjysëm, duke vënë në qendër të hetimit organizatën italo-shqiptare, ku koka ishte Selim Osmani dhe njohjet i kishte ish-futbollisti Camporese. Bashkë me ta janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Ermir Kola, Klaudio Koka, ndërsa në kërkim janë edhe dy vëllezërit e Osmanit, Floriani dhe Shkëlzeni, 26 dhe 36 vjeç.

Policia italiane e Trevisos thotë se është duke hedhur edhe për disa lidhje të kësaj organizata me prostitucionit.

Similar Posts