Tragjedia në Francë, në kërkim të vrasësit në shkollën hebraike

Franca është në kërkim personit, i cili shkaktoi ditën e djeshme një tragjedi të vërtetë, ku humbën jetën 4 persona në një shkollë hereje në Tuluz të vendit. Policia ka lidhur sulmin me dy ngjarje të javës së kaluar ku 3 persona më ngjyrë u vranë. Në të treja sulmet është përdorur e njëjta armë e i njëjti motor i vjedhur.  Mediat franceze bëjnë me dije se është përdorur një armë e njëjtë për të tre sulmet dhe i njëjti motor i vjedhur. Mijëra persona marshuan në rrugët e Parisit për të kujtuar viktimat. Me një minutë heshtje ditën e sotme kujtohen katër viktimat që humbën jetën një ditë më parë mes tyre tre fëmijë. Hetimet ndërkaq vazhdojnë në dy pista, atë që ka për bazë një motiv islamik ose veprimin e të djathtës ekstreme. Në të gjitha shkollat fetare në Francë, qofshin këto hebreje apo të fesë muslimane do të vendosen roje, paralajmëroi presidenti Nicolas Sarkozy, i cili shkoi menjëherë pas ngjarjes në Toulouse. Ai gjithashtu rriti alarmin për terrorizëm në nivelin më të lartë në zonën jug-perëndimore të Francës. Transporti publik është pezulluar, ndërsa forca ushtarake dhe patrulla policie ndodhen kudo në rrugët e qytetit. Sarkozi e përshkroi sulmin si një “tragjedi kombëtare”. Një mësues dhe tre fëmijët u qëlluan për vdekje, ndërsa një adoleshent 17 vjeçar u plagos rëndë. Jonathani Sandler, një 30-vjeçar mësues nga Jeruzalemi, dhe dy djemtë e tij, të moshës tre dhe gjashtë vjeçare si dhe një vajzë 6 vjeçare humbën jetën si pasojë e sulmit. Qyteti i tragjedisë është vizituar dhe nga kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë Fransua Holande, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave . Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dënoi ashpër sulmin e ndodhur ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e quajti atë një “një urrejtje për hebrenjtë”