Transplant perfekt i veshkës. Mjekët “bëjnë zero” për herë të parë antikorpet

Për herë të parë në Itali është realizuar një transplant veshkash në të cilin pacientit i janë hequr antikorpet. Operacioni i parë i këtij lloji është realizuar në Molinette të Torinos. Dhuruesja e veshkës është një grua 58 vjeçare e cila ka vdekur për shkak të hemoragjisë cerebrale dhe personi që ka përfituar veshkën është një 59 vjeçar. Teknika e re e përdorur në këtë operacion lejon që të kalohet pengesa e antikorpeve të organizmit të personit që merr veshkën. Antikorpet godasin veshkën  e re dhe nuk e pranojnë atë pasi e konsiderojnë si një “pjesë të huaj” në organizëm. Kjo përgjigje imunitare bën që pacienti shpesh herë të mos mund të marrë veshkën e huaj e cila është e papërshtatshme me të. Por edhe në rastin kur operacioni kryhet me sukses duhet një kohë e gjatë trajtimi anti /imunitar që organizmi të pranojë veshkën.