Trend: Këmisha e xhinsit

kemisha xhinsKëmishët janë gjithmonë copëza të përsosura për kombinim, e ato të xhinsit janë definitivisht njëri ndër trendët më të fundit dhe më të bukura.

Secila femër trendi, por edhe ato që dëshirojnë relaks me rroba, definitivisht duhet të ketë këmishë xhinsi.

Këmishat xhinsi janë diçka të pazëvendësueshme, janë aq praktike, aq të thjeshta, aq sharmante dhe aq të këndshme për t’u përputhur me trend dhe kombinim. Me fund veror, me pala, rrjetë, pambuk, maksi apo mini, me shorce, pantallona me lule por edhe të hapur me një fustan të rrjedhshëm…këmisha xhins është e përkryer për çfarëdo kombinimi!

Ndoshta është më mirë këmishën  ta veshim në stil casual, të përditshëm, por nëse doni të dukeni më ‘urbane’ kur dilni në klube nate ajo është e përkryer edhe për këso raste. Rekomandimi ynë është që këmishën ta vishni me shumë ngjyra, fund të kuq, sandale me ngjyrë të ndezur, çantë ngjyrë ari në duar dhe të gatshme për të shndritur kudo që paraqiteni!

Similar Posts