Turjan Hyska flet hapur: Ja arsyeja e vërtetë pse u largova nga Vizion Plus

0
212

Pas shumë vitesh në Vizion Plus, këtë sezon të ri televiziv, Turi u zhvendos në Tv Klan. Largimi i tij nga Vizioni u shoqërua me shumë bujë në media, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë gjë. I ftuar në KafeIn në InTv, moderatori vendosi të sqarojë arsyen e largimit nga Vizioni.

“Pas shumë kohësh kam gjetur stimuj të rinj. Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur” -është shprehur Turi.

Ndërsa në lidhje me jetën personale ka treguar së martesa me Orinda Hutën po shkon shumë mirë, madje po punon me tre turne për t’u bërë më fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here