Turqi, 10 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

10 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe pranë selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në Stamboll. Agjencia turke e lajmeve “Anatolia” thotë se incidenti ka ndodhur pranë një autobusi të policisë dhe të paktën tre policë janë hospitalizuar me plagë të lehta. Shefi i policisë së Stambollit, Husein Kapkin, tha se shpërthimi është shkaktuar nga bomba e telekomanduar në një motoçikletë. Policia ka bllokuar qasjen në zonën e incidentit nga frika e shpërthimeve të tjera. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Rebelët kurdë, të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë, kanë organizuar shpesh sulme me bomba duke përdorur motoçikletat. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim udhëhiqet nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.

Comments are closed.