Ekonomia e Turqisë në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur normën e një rritjeje me dy shifra ka vendosur një distancë me vendet e Bashkimit Evropian (BE), G20 dhe OECD. Ekonomia e Turqisë e cila është rritur katër herë më shumë se vendet e BE-së të cilat mesatarisht kanë një rritje me 2.5 për qind, ajo ka lënë prapa edhe Kinën dhe Indinë, që tërheqin vëmendjen me normat e tyre të rritje në G20.

Sipas informacioneve të mbledhura nga AA, nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë, Zyra e Statistikave Evropiane (Eurostat) dhe OECD, bëhet e ditur se Turqia në tremujorin e tretë të këtij viti, periudha (korrik-shtator) e ka çuar në 11.1 për qind rritjen e saj ekonomike, duke rritur dy herë më shumë rritjen me 5.2 për qind të arritur në tremujorin e dytë të vitit. Për periudhën në fjalë me normat e rritjes Turqia është radhitur e para në mesin e vendeve të BE-së, G20 dhe OECD.