Twitter mbush 6 vjeç

Twitter shënoi përvjetorin e tij të gjashtë. Në periudhën e theksuar, rrjeti social ka arritur popullaritet të jashtëzakonshëm, veçanërisht në mesin e njerëzve të njohur dhe të famshëm, dhe dita ditës po shënon më shumë shfrytëzues. Të dhënat e fundit zyrtare flasin për 140 milion shfrytëzues aktiv të cilët për çdo ditë publikojnë rreth 340 milion komente. Në shtatorin e vitit të kaluar Twitter përdorej nga 100 milion shfrytëzues, e kah fillimi i vitit CEO i kompanisë Dick Costolo theksoi se udhëheqësit kanë për synim të krijojnë një kompani të qëndrueshme dhe jetëgjatë.