Categories
Aktualitet

U shërua nga koronavirusi, flet pacientja në Itali: Mos u alarmoni, është grip normal!

Italia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, i cili tashmë po kthehet në një alarm botëror.

Deri më tani në vendin fqinj janë shënuar 12 viktima. Zonat më të prekura vijojnë të jenë Lombardia dhe Veneto. Qeveria italiane ka siguruar qytetarët e saj se janë ndërmarrë hapa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ndërsa një grua nga Vo’ Euganeo, Lombardi e cila është shëruar nga koronavirusi tha se ka qenë shumë mirë, e ka kaluar lehtë si një grip normal dhe se nuk ka patur frikë. Ajo u shpreh se mjekët i thanë se të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm, ndërsa të tjerët të kujdesen për veten e tyre si normalisht.

A patët frikë?

Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë.

Si e kaluat periudhën e shtrimit në spital?

Hoqa vetëm këpucët për të fjetur. Unë isha mirë, u mërzita vetëm, por e qetë.

Cfarë trajtimi keni marrë?

Asgjë. Unë isha pozitive por pa asnjë simptomë. Në fillim mjekët më bënë vetëm një serum.

Ndër të tjera ajo shtoi se nëse nuk do të kishte vdekur Adriano, viktima e parë e koronavirusit në Itali, nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë.