Sport

U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, si shpërblim merr një pulë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Nuk kanë fund çudirat në futbollin afrikan. Sulmuesi i skuadrës Nyasa Big Bullets nga Malavia, Hasan Kajoke, u zgjodh futbollisti më i mirë i ndeshjes, dhe si shpërblim iu dhurua një pulë.

Kajoke, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-0, teksa në fundin e sfidës, një tifoz i dorëzoi pulën në një kuti kartoni ku shkruhej “Kajoke BB”.

Ky moment është fotografuar, teksa po bën xhiron e internetit. Ky vlerësim duket se është pritur mjaft mirë nga futbollisti, i cili tashmë është bërë i famshëm, pas këtij momenti.

“Ju vetëm duhet ta doni një tifoz të Bullets”, shkroi klubi në “Facebook”.

Nuk është hera e parë që të tilla situata ndodhin në futbollin afrikan.

Kujtojmë që më herët, në Afrikën e Jugut, Mamelodi Sundouns, mori si shpërblim 5 giga byte internet, për performancën e tij në fushë.

Ndërkohë në Zimbabve, futbollistëve u janë dhuruar arka me birrë.

Çudirat nuk përfundojnë këtu, pasi në Ganë janë dhuruar sandale për futbollistin më të mirë të ndeshjes, ndërsa në Botsvana, pako me ushqime.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here