Julien Millot ne alpet francezeNjë person, i cili është sfidues i lartësive të mëdha ka bërë një ecje me një lartësi prej 365 metra mbi Alpe.Francezi Julien Millot eci nëpër një tel të hollë të lidhur për kabinën transportuese të lartësive të mëdha të quajtur “Vanoise Express”, e cila kaloi pranë majës Mont Blanc në Alpet franceze.

Ecja tronditëse në shtegun prej 59.5 metra u realizua në shenjë të përvjetorit të dhjetë të

hapësirës skijimore “Paradaski” dhe ish-inxhinieri Milliot u shoqërua nga shoku i tij Tancrede Melet.

Julien Millot, i cili e radhit alpinizmin si pasionin e tij të parë, është një sfidues i lartësive të mëdha dhe një parashutist.

Ecja e tillë u inspirua nga dy artistë të cilët ecën në telin që ishte vendosur mes dy pikave larg qindra metrave prej tokës.

Rekordin e ecjes në hapësirën më të lartë e ka poseduar Jerry Misewski, i cili i ka bërë ecjen prej 214.5 metra lartësi në muajin tetor të këtij viti në Amerikë.

Ecja e tij në këtë lartësi ishte realizuar nga Jean-Charles de Castelbajac, në hapësirat skijimore siç janë: Las Arcs, Peusey-Vallandry dhe la Plagne.