United 30 milionë për Leandro Damiao

Skuadra e Sir Alex Ferguson ofron 30 milionë për sulmuesin brazilian Leandro Damiao. Dhe është vet Alex Ferguson që ndjek hap pas hapi tentativën për ta bërë pjesë të skuadrës futbollistin. Kjo këmbëngulje e United detyron dy klubet italiane të ndërrojnë strategji. Marotta dhe Paratici kanë në tryezën e tyre një mal relacionesh për Leandro. Madje përfaqësuesi juventianas e ka ndjekur live edhe gjatë miqësores së fundit të Selecao në Zvicër, kundër Bosnjes. Një interpretim zhgënjyes. Juve e mbi të gjitha Milan kanë një avantazh të vogël por të rëndësishëm në krahasim me Ferguson dhe kjo, se Leandro e përkrah më shumë se kushdo tjetër në klasifikimet e serisë A. Një simpati që në fakt nuk mjafton. Problemi i vetëm është se duhet kuptuar vullneti për investimin e 30 milionëve për qendërsulmuesin.

Comments are closed.