Universitetet, publikohen kriteret e regjistrimit për ciklin e dytë të studimeve në Master Profesional

Datat dhe oraret e intervistimit për të gjithë aplikantët që duan të regjistrohen në programet me kohë të pjesshme. Dosja e plotë e dokumenteve për regjistrim dhe formati i aplikimit

Publikohet lista e personave që janë pranuar në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Bëhet fjalë për 33 kandidatët që do të pranohen në Master Profesional për vitin akademik 2011-2012. Kështu, burime në sekretaritë mësimore të fakultetit konfirmojnë se “Lista e re e kandidatëve, të cilët shpallen fitues për të ndjekur studimet në ciklin e dytë Master Profesional, me kohë të pjesshme për këtë vit akademik, është miratuar në vendimin Nr. 23, datë 11.01.2012, të Ministrisë së Arsimit”. Të gjithë personat e shpallur fitues për të ndjekur këto studime duhet të aplikojmë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e aplikimit deri më datë 06.04.2012, në të kundërt, humbin të drejtën për të ndjekur studimet për këtë vit.

Dokumentet që duhen dorëzuar

Të gjithë kandidatët e shpallur fitues për të ndjekur studimet me kohë të pjesshme në Master Profesional pranë Fakultetit të Ekonomisë duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit të t’u regjistruar në programet e studimit. Kështu kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: Formën e aplikimit, fotokopjen e noterizuar të diplomës së studimeve universitare, listën e notave që kandidati ka fituar gjatë studimeve universitare; 2 (dy) fotografi dhe mandate pagesën prej 2500 lekësh tek Posta Shqiptare.

Datat dhe orët për zhvillimin e intervistimeve për në Master Profesional

Aplikantët e shpallur fitues në Master Profesional, me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2011-2012, kanë nisur të zhvillojnë intervistat për pranimet në çdo program studimi. Për programet e studimit Financë dhe Kontabilitet kandidatët e kanë zhvilluar intervistën në fund të muajit mars. Ndërkohë në programet e studimit në Master të Studimeve Ekonomike Europiane dhe Marketing intervista është zhvilluar ditën e djeshme. Ndërsa, në programet e studimit Master Profesional në Administrim Biznesi Grupi i Parë do të zhvillojë intervistën më datë 05.04.2012, në orën 17, ndërsa grupi i dytë më datë 06.04.2012, në orën 17. Sa i takon programit të studimit të Administrimit Publik grupi i parë do të ketë mundësinë e intervistimit më datë 05.04.2012, ora 15:00, ndërsa grupi i dytë do të zhvillojë intervistimin, më datë 06.04.2012 ora 17:00.

Datat dhe orët për zhvillimin e intervistimit për Master

MBA GR 1 05.04.2012 17:00

MPA GR 1 05.04.2012 15:00

MBA GR 2 06.04.2012 17:00

MPA GR 2 06.04.2012 17:00

Dokumentet e aplikimit:

– Forma e aplikimit

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare

– Lista e notave që ka fituar gjatë studimeve universitare

– 2 (dy) fotografi

– Mandat-pagesa prej 2500 lekësh tek Posta Shqiptare

 OSMAN DEDJA

Comments are closed.