Ditën e sotme, rrjetet sociale janë mbushur me urime të shumta prej figurave publike me rastin e festave të Nëntorit.

Kjo festë nuk është harruar as nga këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën karrierë nëpër botë, Rita Ora.

Nga Kenia Rita ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë urimin e saj për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram ku shfaqet edhe flamuri kuq e zi, ajo shpreh urimet e saj për këtë ditë të shënuar.

“Happy independence day Albania. Urime dita e pavarësisë Shqipëri. Ju dua njerëz”, ka qenë mbishkrimi i Ritës në postimin e bërë. /b.l/noa.al/