Ushqime për lëkurë të shëndetshme

Rruga për një lëkurë perfekt kalon nga stomaku. “Kur organizmi humbet ekuilibrin e tij, një prej organeve të para që ndjen pasojat është lëkura”,- thotë dermatologia dhe pedagogia e studimeve master për Mjekësi Estetike në Universitetin e Pavias në Itali, Magda Belmontesi. Stomaku që punon mirë është në bazë të mirëqenies së përgjithshme, por edhe të lëkurës. Të rëndësishme janë Omega 3 dhe 6, që sipas studimeve të fundit, mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e diellit dhe tumorit. Dermatologia, në një intervistë për Huffington Post ka bërë një listë ushqimesh që ndihmojnë në rregullimin e shkëlqimit të lëkurës, elasticitetit dhe hidratimin e saj.

Kosi

Kosi shërben për të mbajtur aktiv florën intestinale dhe rregullimin e funksionimit intestinal. Kjo çon në thithjen më të mirë të ushqimeve dhe shmang shfaqjen e puçrrave.

Çaji jeshil

Është i pasur me antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga stresi, ndotja dhe kequshqyerja. Është mirë të pihet pa sheqer dhe i ngrohtë.

Arrat

Përmbajnë Omega3 dhe 6, yndyra që janë përbërës thelbësor të cipës së qelizave. Gjithashtu kontribuojnë në mbajtjen ulët të nivelit të kolesterolit në gjak duke bërë elastike membranën e qelizave të zemrës dhe të arterieve. E gjitha kjo i dhuron lëkurës shkëlqim dhe kompaktësi. Arrat janë të pasura me vitaminë E, një tjetër antioksidant i fuqishëm.

Sardelet

Por edhe peshqit shpatë dhe toni janë të pasura me acide yndyrore (Omega3 dhe 6) dhe, gjithashtu, përmbajnë proteina që janë të rëndësishme për strukturën e lëkurës. Gjithashtu, duke qenë se janë burim proteinash përmirësojnë edhe metabolizmin qelizor.

Mishi i kuq

Furnizon me proteina në nivel të lartë ushqyes që janë në bazë të strukturës së lëkurës sepse lëkura është e përbërë nga kolagjen dhe elastin. Pikërisht për këtë mishi i kuq ofron mbështetje, tonifikim dhe kompaktësi. Gjithashtu, furnizon trupin me hekur dhe përmirëson oksigjenimin e indeve.

Similar Posts