PeshkUshqimet me omega 3

Ngrënia e peshkut sjell rezultate më të mira në shkollë. Ky fakt tregohet nga një studim i Oxford University, i publikuar në revistën “Plos One”.

Ky studim u zhvillua në një kampion prej 493 fëmijësh nga mosha 7 deri në 9 vjeçare. Ekspertët zbuluan se fëmijët që kishin nivel të lartë omega-3 në gjak, shkojnë më mirë në  shkollë, veçanërisht në lexim dhe memorizimin e gjërave.

Omega-3 i cili gjendet te peshqit është një element tejet i ushqyeshëm për trurin. Edhe në të kaluarën studime të ndryshme kishin treguar se omega-3 kishin elementë të dobishëm për shëndetin, por ky studim e konfirmon më tej këtë fakt.

Në këtë studim ekspertët matën sasinë e peshkut që hanin fëmijët dhe më pas analizuan nivelin e omega-3 në gjak, ku nga krahasimi i rezultateve në shkollë, u vu re se ata fëmijë  që hanin peshk me këtë element, jepnin më shumë rezultate.