ushqim mesdhetarShkencëtarët suedezë kanë ardhur në përfundim se ushqimi mesdhetar pa mëngjes, është dieta më e përshtatshme për të sëmurët me diabet tip 2.

Vullnetarët që kanë marrë pjesë në studim janë ndarë në grupe, me ç’rast njëri grup ka ngrënë ushqim me pak yndyra, tjetri me pak karbohidrate, kurse grupi i tretë ka konsumuar ushqim mediteran.

Rezultatet kanë treguar se ushqimi mediteran nuk e ka rritur nivelin e glukozës në gjak, në raport me dietat tjera.

Po ashtu, është vërtetuar se ushqimi me sasi më të vogël të karbohidrateve e rrit më pak nivelin e glukozës në gjak, krahasuar me ushqimin që përmban më pak yndyra.

Sipas studimit të realizuar në Universitetin Linkoping, të sëmurët me diabet tip 2 është më së miri të konsumojnë ushqim optimal mediteran (pa mëngjes), të ndarë në disa vakte brenda ditës.