Shëndet

Vaji i peshkut lehtëson simptomat e lupusit

Vaji i peshkut

suplemente me vaj peshku

Suplementet me vaj peshku mund të ndihmojnë lehtësimin e simptomave të lupusit (Lupusi është sëmundje autoimune gjatë të cilët qelizat mbrojtëse të organizmit sulmojnë pjesët e shëndetshme të tij.), tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.

Personat e hulumtuar, të cilët kanë vuajtur nga sëmundja në fjalë, janë ndarë në katër grupe. Njëri grup ka konsumuar vaj peshku, tjetri ka konsumuar suplementë me përbërje bakri, grupi i tretë i ka konsumuar të dyja dhe i katërti ka konsumuar vetëm placebo (substancë pa efekt).

Aktiviteti i sëmundjes është matur në fillim të studimit, pas gjashtë javësh, 12 dhe 24 javësh.

Rezultatet kanë treguar se suplementet me bakër nuk kanë ndikuar në sëmundjen, por aktiviteti i sëmundjes te personat të cilët kanë marrë vaj peshku ka qenë shumë më i ulët krahasuar me aktivitetin e personave të cilët kanë marrë placebo ose vetëm bakër.

Sasia e vajit të peshkut e cila është përdorur në studim ka qenë tre gramë në ditë (me përmbajtje 540 mg EPA dhe 360 mg DHA) dhe mund të sigurohet përmes dy pjatave të peshqve dhjamor në javë.

Lupusi është një sëmundje autoimune te e cila sistemi mbrojtës “gabimisht” sulmon indet e shëndetshme të organizmit, ndërsa më së shpeshti prek femrat e moshës nga 15 deri në 40 vjet.

Konsumimi i sasive të mëdha të vajit të peshkut është treguar i dobishëm edhe te sëmundje të tjera, për shembull artriti reumatik dhe sëmundja e crohnit.

Lexoni edhe: