Vajrat esenciale dhe efektet e tyre kuruese

1. Vaji esencial i Livandos ka veti antiseptike, anti-inflamatore, dhe shërben si një antibiotik natyral. Ai ka efekt qetësues, relaksues mbi sistemin nervor dhe është një anti-depresiv mjaft efikas. Gjithashtu ai ndihmon në procesin e shërimit të plagëve dhe në stimulimin e sistemit imunitar duke mundësuar rigjenerimin e qelizave të trupit.

2. Vaji esencial Tea Tree është një vaj anti-bakterial i spektrit të gjerë pasi lufton një gamë të gjerë bakteriesh. Ai njihet gjerësisht për vetitë e tij anti-inflamatore, anti-mykotike, anti-parazitare dhe anti-virale. Përdorimi i këtij vaji këshillohet vecanërisht në lëkurat me probleme (akne) si dhe ato mikse/ të yndyrshme.

3. Vaji esencial i Kamomilit njihet për vetitë anti-inflamatore dhe anti-septike. Ky vaj përdoret në mënyrë të vecantë në kurimin e sëmundjeve të lëkurës si akne, ekzema, psoriasis, alergjive e kështu me radhë. Për më tepër, ky vaj njihet si qetësues dhe relaksues i sistemit nervor.

4. Vaji esencial i Mentes ndihmon në përballimin e dhimbjeve për shkak të efektit mpirës dhe freskues. Përdoret për të kuruar sëmundje të lëkurës si ekzema, akne, alergji, etj.

Similar Posts