Vajza 15 vjeçare e Madonnës, fotografohet duke pirë cigare

Vajza 15-vjeçare, e Madonnës, Lourdes Leon është fotografuar duke pirë cigare. E shoqëruar nga disa shokë, Lourdes ishte duke ecur në rrugë me cigare në dorë. Në njërën dorë ajo mbante cigaren e ndezur ndërsa në dorën tjetër mbante çantën sportive. E veshur me fustan me ngjyrë te zezë e të bardhë, Lourdes po ndjek hapat e nënës së saj përfshi këtu edhe pasionin për modën, ku është pjesë e linjës së veshjeve, Material Girl. Por në një moment, Lourdes është përpjekur të fshehë cigaren dhe kjo duket qartazi në fotot e publikuar në internet. Edhe pse këngëtarja e famshme Madonna është shfaqur shumë herë në videot e saj duke pirë cigare, ky nuk mund të jetë një shembull i mirë i 53-vjeçares për 4 fëmijët e saj.

Comments are closed.