Vajza e Michael Schumacher ka një mesazh

Vajza e kampionit të Formula 1 Michael Schumacher ka publikuar një mesazh frymëzues për babain e saj. Gina-Maria 20 vjeç ka shkruar në rrjetet sociale: “Ka vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash dhe të të duan”.

Këtë mesazh ajo e shoqëroi me një pamje të qetë nga një liqen. Pas këtij postimi të saj, të shumta kanë qenë komentet e bëra në favor të Schumacher nga fansat e tij, duke i uruar shërim të shpejtë.

Kampioni i botës në Formula 1 ra në koma në Dhjetor 2013 dhe qëndroi gjashtë muaj në këtë gjendje. Aktualisht ai ka dalë nga koma, por ende nuk mund të lëvizë.

Comments are closed.