Vasili: Transformimi i sistemit shëndetësor afatgjatë

“Sistemi shëndetësor ka shënuar një transformim të thellë”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në aktivitetetin e organizuar për kequshqyerjen tek fëmijët, ku theksoi gjithashtu se transformimi i sistemit të shëndetësisë është afatgjatë për të bërë të mundur edhe përmirësimin e vazhdueshme të shërbimeve ndaj publikut. “Ne ecim në një rrugë të sigurtë, me praktikat më të mira të rekomanduara edhe nga organizatat botërore dhe u sygjerojmë shqiptarëve më të mirën që shkenca na ofron për momentin. Orientimi dhe shinat që ecën ky sistem janë shinat e një transformimi afatgjatë, ku të gjithë elementet duhet t`i vëmë në shërbim të publikut. Ne nuk bëjmë reforma për të mbushur boshllëkun intelektual dhe formues të dikujt. Jemi këtu që këto reforma të shkojnë për qytetarët”, u shpreh ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, aksioni transformues ka konsistuar në infrastrukturë, në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, në teknologji etj.  “Ne kemi qënë të qetë në aksion tonë transformues pasi partnerët tanë prej vitesh janë këtu duke filluar nga OBSH-ja e deri tek UNICEF-i. Gjithçka është zhvilluar në një kontekst europian dhe vlerësimet nuk kanë munguar nga partnerët tanë ndërkombëtar”, vijoi gjithashtu ministri.

Comments are closed.