Categories
Këshilla

Vendi më i mirë në avion? 6A

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Keni planifikuar të udhëtoni me avion ditët e ardhshme dhe ende nuk dini se cili vend do të ishte më komod për ju? Mjafton një vend i cili të jetë larg derës kryesore, larg tualetit dhe sidomos duhet të evitohen vajte-ardhjet e njerëzve. Kështu që herën tjetër që do të bëni prenotimin e vendit për në avion, kërkoni gjithnjë 6A, por nëse ky do të ishte i zënë, mos u shqetësoni sepse ajo është karrigia më e kërkuar nga të gjithë pasagjerët.

Ky përfundim në fakt ka dalë nga një kërkim ku janë pyetur rreth 1.000 pasagjerë të cilët janë përgjigjur se vendi më i preferuar për ta është pikërisht 6A.

Ndërkohë që vendi më pak i rehatshëm është pikërisht vendi 31E. “Ky sondazh demonstron se pasagjerët janë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e karriges së avionit, kanë një preferencë të spikatur për vendet në krahun e djathtë.

Jo rastësisht 6A është karrigia më e kërkuar nga të gjithë të intervistuarit sepse është vendi më i përshtatshëm në krahasim me vendet e tjera dhe është vendi më i rehatshëm gjithashtu ku mund të flesh i qetë”, shpjegon drejtuesi i këtij sondazhi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin