Venecia “në telashe”. Niveli i detit po rritet me shpejtësi

venecia

Të reja jo shumë të mira për qytetin e Venecias. Niveli i ujit është rritur më shumë sesa ishte parashikuar dhe matjet tregojnë se qendra e qytetit po zhytet më me shpejtësi nga sa mendohej. Dhe jo vetëm kaq: po përkulet drejt lindjes. Nuk bëhet fjalë vetëm për ujin që ngrihet, por edhe për bazamentin e tokës që po pëson ulje. Kjo dihej nga studiuesit, por fakti që po i shqetëson ata është se “ulja” e bazamentit po ndodh me një shpejtësi më të madhe nga sa ata kishin parashikuar. Ulja ndodh me 2 mm në vit që prej vitit 2000 deri në vitin 2010.Pra përveç ndotjes së madhe të ujërave të lagunës së Venecias studiuesit italianë po përballen edhe me probleme që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e bazamentit të këtij qyteti.

Similar Posts