Ventura i befason të gjithë: Nuk e kam dhënë dorëheqjen!

Pas eliminimit nga Botërori, Giampiero Ventura i ka befasuar të gjithë pasi ka konfirmuar se nuk e ka dhënë dorëheqjen.

Trajneri i Italisë ka folur pas mesnatës në konferencë për shtyp ku ka theksuar:

“Nuk e kam dhënë dorëheqjen sepse nuk kam biseduar me presidentin. Doja të përshëndesja futbollistët një nga një nga jam vonuar për të dhënë intervistën, ju kërkon falje. Kur dikush nuk merr një rezultat, të merituar apo të pamerituar, është e qartë se fajtori është trajneri. Nga pikëpamja sportive ishte një rezultat shumë i rëndë.

Kemi treguar gatishmëri, por jam në futboll prej shumë vitesh, dhe duhet pranuar ajo që ndodh. Jam krenar që kam qenë pjesë e Italisë dhe që kam drejtuar shumë kampion, dhe të tjerët shpresoj që të bëhen. Më vjen shumë keq, sepse sot për të disatën herë e kam kuptuar se çfarë do të thotë që të drejtosh një kombëtare. Është diçka e jashtëzakonshme që të dhuron shumë emocione. Falënderoj publikun e San Siros që na ka mbështetur që nga minuta e parë deri në të fundit

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio i cili ka folur pas ndeshjes ndaj Suedisë.  “Do të reflektoj për 48 orë. Shumë ndoshta, uronin që të mos shkonim në Botëror”, ka thënë numri një i futbollit italian për “Gazzeta dello Sport”.

Similar Posts