Zbulohet edhe pagesa e fundit që qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama i ka bërë kompanisë së Klemend Balilit dhe vëllait të tij, të cilët kanë firmën ‘Balili.co’.

Pagesa e fundit ndaj tyre rezulton se është bërë më 14 dhjetor të këtij viti.

Fatura prej 1.4 milionë iu likuidua Balilajve më 14 dhjetor të këtij viti, nga Bashkia e Sarandës.

Po kështu rezulton se “Balili.co” ka kryer 297 transaksione me institucionet e shtetit.

Kjo kompani është në pronësi të vëllait të Klemend Balilit, Bashkim Balilit.

Për ruajtjen e parkut të Butrinit “Balili.co”, fitoi 8.2 miliolë lekë.