Tech

Viber prezanton zyrtarisht shërbimin e ri Viber Out

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

viberViber ka prezantuar shërbimin e ri të quajtur Viber Out, i cili lejon përdoruesit të telefonojnë edhe ata persona që nuk e kanë të instaluar këtë aplikacion.
Ky shërbim mundësohet kundrejt një tarife shtesë për çdo minutë bisede me një numër celulari ose fiks. Sipas Viber, këto çmime janë në përgjithësi më të ulëta krahasuar me ato të Skype.

Për të përdorur Viber Out mjafton të drejtoheni në menynë “More” dhe aty përzgjidhni Viber Out. Më pas do të keni mundësi të blini kredit për këtë shërbim. Për të hapur këtë opsion të ri nuk është e nevojshme që të përditësoni aplikacionin tuaj.

Aktualisht shërbimi është i disponueshëm për pajisjet iOS, Android dhe desktop. Së shpejti do të ofrohet edhe për pajisjet me sistemin Windows Phone.

Përveç Viber Out, kompania ka shtuar akoma më tepër animime në dyqanin online të animimeve (Sticker Market), i cili është prezantuar para një muaji dhe e ka ndihmuar kompaninë që të gjenerojë më tepër të ardhura.

Është e qartë që animimet në Viber si dhe vetë shërbimi Viber Out përfaqësojnë një model të ri biznesi për kompaninë, por shefi ekzekutiv Talmon Marco premton se në të ardhmen do të ketë akoma më tepër burime të ardhurash.

Ai është shprehur: “Sigurisht që përfitimet përbëjnë synimet tona kryesore, por aktualisht kemi në plan të investojmë më tepër në këtë biznes.”

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here