Vic Beckham me imazh të ri

Për disa kohë me radhë, ajo ka ndalur së ndryshuari luk, duke i kushtuar më tepër vëmendje stilimit dhe veshjes së rrobave. Por, Victoria Beckham ka vendosur të ndryshojë pamje, dhe këtë fillimisht e ka bërë duke prerë flokët në një tjetër model. Ajo shfaqet në një foto tepër elegante me pantallona të ngushta xhinse dhe me kanatiere të zezë, ndërkohë që në dorë mban një çantë dhe nuk harron kurrë të vërë syzet e errëta të diellit. Ish pjesëtarja e grupit muzikor, Spice Girl ka shkurtuar flokët për t’i dhënë një pamje të re imazhit të saj. Ndërkohë që gjatë javës ajo ka treguar sekretin e elegancës së saj, pas lindjes së vogëlushes Harper.

 

Comments are closed.