Vic e lodhur nga pagjumësia: Çdo nënë e re do e kuptonte këtë situatë

Victoria Beckham kohët e fundit po kalon një periudhë jo të lehtë të jetës së saj. Vajza 7 muajshe, Harper kërkon përkushtim maksimal jo vetëm ditën por edhe gjatë orëve të natës, duke e lënë Vic pa gjumë. Në fakt lodhja e stilistes shihet në fotot e fundit të publikuara nga mediat e huaja, pasi rrathët e zinj poshtë syve, bien në sy që në shikimin e parë. Madje edhe vet Vic e ka pranuar se kohët e fundit nuk po fle gjumë mjaftueshëm. “Harper nuk fle gjatë gjithë kohës, kështu që unë qëndroj zgjuar së bashku me të, të gjitha nënat kalojnë një situatë të tillë pas lindjes së fëmijës, kështu që edhe unë nuk kam rrugë tjetër. Unë jam e punësuar në rolin e nënës”, shprehet Vic. Lidhur me rrathët e zinj në sytë e saj, Vic ka deklaruar se çdo nënë e re do të kuptonte këto imazhe. Ndërkohë që bashkëshorti, David Beckham duket më i qetë dhe jo aq i lodhur, ai këto ditë ka çuar djalin Brooklyn për të parë supersfidën e basketbollit mes Los Angeles Lakers Miami Heat me rastin e 13 vjetorit të lindjes së tij. Futbollisti anglez vendosi kështu ta kalonte në “Staples Center” ditëlindjen e djalit të tij të madh. 13-vjeçari Brooklyn u duk shumë i kënaqur nga kjo dhuratë dhe festa u shtua me fitoren e ekipit të Los Angeles në një ndeshje spektakolare.