Vic me fustan të shkurtër në ditëlindjen e Eva Longoria

Ka përzgjedhur të vishet klasike dhe serioze në ditëlindjen e shoqes së saj. Stilistja Vic Beckham ka veshur një fustan të shkurtër, të zi pas trupit mbrëmjen e djeshme kur ka festuar ditëlindjen e Eva Longoria së bashku me Kate Beckinsale. Veshja e tyre ishte në përgjithësi tepër e përzgjedhur dhe klasike. 37 vjeçarja e kishte kombinuar fustanin e saj me këpucë me taka të larta. Të treja vajzat kanë shijuar një mbrëmje argëtimi gjatë festimit të ditëlindjes së Longorias, e cila ashtu sikurse mikesha Beckham kishte veshur fustan të shkurtër të zi dhe këpucë me taka të larta. Në një moment, Eva dhe Kate kanë qenë duke qeshur, ndërkohë që ishin duke shkuar në restorantin “Cecconi” në Hollywood, ndërkohë që Victoria ishte e kudjesshme në ecjen e saj dhe shikonte vetëm rrugën dhe largonte nga fytyra flokët e saj.

 

Comments are closed.