VIDEO/ Bllokohet gomonia me 5 milionë euro kanabis, arrestohen 2 skafistë shqiptarë

0
160

Policia italiane ka bllokuar një gomone me 500 kg kanabis që vlente 5 milionë euro dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë. Mediat italiane njoftojnë se Guardia Di Financa dhe njesitë e Marinës italiane gjatë një patrullimi kanë pikasur një gomone të mbushur me një sasi të madhe kanabisi në Brindisi.

Gomonia me dy kontrabandistët u përpoq të ikte duke hequr qafe ngarkesën që kishte.

Por pa një ndjekjeje të shkurtër në det, dy kontrabandistët u kapën me 557 kg marihuanë të paketuara në 24 dëngje të mëdha. Nëse kjo lëndë narkotike do të shitej do të nxirrte 5 milionë euro fitime.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjeç.

Sipas mediave italiane, operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe Njesinë e Policisë Kufitare të Guardia Di Finanza të stacionuar ën Durrës dhe oficerit ndërlidhës të Policisë shqiptare në Itali.

Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë dhe janë konfiskuar më se s16 ton marihuanë nga Guardia Di Finanza në Pulie si dhe 16 mjete lundrimi./SYRI.NET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here