Shkarkimi i liqenit të Kasharit për shkak të reshjeve dhe mungesa e kanaleve kulluese mendohet se janë shkaqet kryesore të bllokimit të autostradës natën e kaluar dhe përmbytjes së dhjetëra bizneseve. Rreth 200 veta e kaluan natën të bllokuar në një qendër tregtare, ndërsa dhjetëra të tjerë në bizneset e zonës. Të tjerë braktisën makinat dhe u larguan me çfarë të mundnin. Një ditë më pas, uji zbuloi rrugën dhe makinat dhe ka mbuluar vetëm zonën pas saj. Pamjet janë filmuar nga Top Channel