Video Prifti-Beqiraj, dosja në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur në Gjykatën e Lartë dosjen e hetimit për ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj ish- zevendësin e tij, të cilët shfaqen në një video duke shpërndarë një sasi parash. Ndaj dy ish zyrtareve rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Pritet që gjykata të caktojë Kolegjin Penal për gjykimin e cështjes ndaj ish zyrtarëve të vënë nën akuzë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Videoja u bë publike nga ish-deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili deklaroi se këtë video prej 20 minutash e ka prokuroria, ndërsa shtoi se edhe kjo është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.

 

 

Comments are closed.