Një moment mjaft pikant tërhoqi vëmendjen e gazetarëve në përfundim të mbledhjes mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës në Korçë. Teksa zbrisnin shkallët kamerat kanë fiksuar kryeministrin Edi Rama t’i kërkojë llogari ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit, me këmbë e me duar mundohet t’i shpjegojë shefit versionin e tij. Tema mbetet ende mister. Siç duket edhe nga video e publikuar nga faxweb më poshtë, Rama dhe Xhafaj kanë bllokuar shkallët për disa çaste. LAPSI.al