Tech

Video / ‘Të armatosur deri në dhëmbë!’ Rusia ekspozon bombarduesin e ri supersonik

Një bombardues i ri Tupolev Tu-160 me rreze të gjatë, i pari që nga viti 1992, doli nga hangari pasi Rusia rifilloi prodhimin e bombarduesit më të madh operativ në botë që NATO e pershkruan si Blackjack.

Modeli i ri Tu-160 i quajtur mjelma e bardhë në Rusi, u ekspozua të enjten në Fabrikën e Aviacionit në Moskë. Avioni u ndërtua nga pjesë të ruajtura që nga koha sovjetike, për të provuar nëse fabrika ishte e aftë të rifillonte prodhimin serial të bombarduesve legjendarë.

Bombarduesi tani do t’i nënshtrohet testimit në terren, para se të nrihet në qiell në shkurt të vitit 2018. Prodhimi serial i Tu-160, i cili ka mbetur i bllokuar që nga viti 1992, do të rifillojë pasi të provohet se përputhet me kriteret e dhën.

Blackjack është avioni më i madh luftarak në botë, me peshë maksimale të ngritjes prej rreth 275 ton. Mund të mbulojë një distancë prej më shumë se 12.000 kilometra pa karburant. Distanca rekord e mbuluar gjatë një fluturimi ishte 18,000 kilometra, duke shpenzuar më shumë se 24 orë në ajër. Bombarduesi është i pajisur me krahë të ndryshueshme, të cilat mbështillen kundër palosjes kur kalojnë në shpejtësi supersonike.
Tu-160 dhe avionë të tjerë me rreze të gjatë rifilluan fluturimet patrulluese mbi Paqësor dhe Atlantik në vitin 2007.

Lexoni edhe: