Vietti: Për integrimin duhet një drejtësi e pavarur

Italia mbështet paketën e reformave në drejtësi. Përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së është mbështetur nga zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Michele Vietti, i cili është takuar në Tiranë me ministrin e Drejtësisë. “Ne do vazhdojmë bashkëpunimin, sepse kemi besim tek Shqipëria në rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon, por dhe në rrugën e saj të integrimit në BE. Për këto shërben një drejtësi që funksionon e për të bërë këtë nevojitet një drejtësi e pavarur, autonome, efikase në dhënien e përgjigjeve ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të jetë e fortë në luftën ndaj fenomenit të korrupsionit? – tha Vietti. Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë italiane po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do takohet me kryetaren e gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, si dhe me Kryeprokuroren Ina Rama.

Comments are closed.