Viktor Tusha: Presidenti nuk konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoni

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha ka reaguar menjëherë pas njoftimit të Presidencës se kreut të shtetit Bamir Topi i është mohuar fjala në ceremoninë organizuar në këtë qytet për 568 vjetorin e Kuvend të Lezhës. Duke mohuar deklaratën e presidencës, kryebashkiaku Tusha theksoi se protokolli është bërë nga bashkia e Lezhës dhe jo nga qeveria dhe në të ka qënë e përfshirë edhe fjala e presidentit Topi.  “Presidenti i Republikës duhet të kishte kurojon që t`i bashkohet Lidhjes së Lezhës pasi 568 vjet me parë Skenderbeu bashkoi princat në luftë kundër pushtuesve osman” ka theksuar Tusha. Më herët presidenca e arsyetoi mospjesëmarrjen e kreut të shtetit Bamir Topi në ceremonitë festive me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës se presidentit i ishte mohuar e drejta e fjalës.