Vjen në Tiranë Stefano Sannino

Mbërrin në Tiranë për herë të tretë, Stefano Sannino, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian. Qëllimi kryesor i vizitës së tij është realizimi i 12 pikave të kërkuara nga BE, si dhe situata aktuale politike në vend. Një ditë më parë ka qenë i pranishëm drejtori për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Pierre Mirel, i cili morri pjesë në mbledhjen e tretë të Komitetit të Stabilizim-Asocimit. Vizitën e tij në Tiranë Sannino do ta nisë me një takim me Kryeministrin Berisha rreth orës 10:00, për të pasuar më pas me një takim me Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në orën 19:00 të mbrëmjes. Vizita e fundit e Sannino në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti. Ndërkohë prania e Stefano Sanninos pason vizitën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme ne BE, për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel, i cili mori pjesë në takimin tretë të komitetit të stabilzim- asocimit BE-Shqipëri. Mirel i ka kujtuar politikës shqiptare edhe një herë plotësimin e kritereve për marrjen e statusit, por njëherësh edhe faktin që integrimi kërkon konsesus kombëtar, duke theksuar si parësore vazhdimin e dialogut mes palëve.

Comments are closed.