Categories
Dieta Shëndet

Vlerat e mollës vërtetohen shkencërisht

Frutat luajnë rol pozitiv në parandalimin e disa sëmundjeve me rrezik për jetën

Njihet si një nga frutat më dobiprurëse për organizmin, pasi kryen një sërë funksionesh fal pranisë në të përbërjes së pasur kimike, vlerës kalorike e higjienike, terapeutike dhe profilaktike.

Në 100 gr frut molle gjenden 14 gr fruktozë. Kur konsumohet 1 kg mollë çlirohen 600 kalori, sasi që përmban dhe një litër qumësht. Prania e vitaminës C ndihmon në fuqizimin e rezistencës së organizmit kundër infeksioneve të ndryshme, si gjatë gripit, ftohjes etj. Thartira e saj ndikon në përmirësimin e tretjes, shton oreksin, ndihmon në vendosjen e normalitetit të aciditetit në traktin tretës. Por, në këtë frutë gjendet jo pak vitaminë A në formën e provitaminës, karotinë dhe vitamina të kompleksit B.

Për një funksion fiziologjik normal në organizëm ndihmojnë dhe prania e kripërave minerale si kalcium, hekur, fosfor, kalium, etj. Është frut që mund të përdoret si nga njerëzit e shëndetshem dhe ata të sëmurë. Përmbajtja e lartë e pektinit absorbon prodhimet helmuese dhe ujin në zorrë dhe i nxjerr jashtë organizmit. Mollët mund të konsumohen, para dhe pas buke. Ato ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve të zemrës, në diabetin e sheqerit, për rënien në peshë, ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.

Të sëmurët nga zemra është mirë të hanë një mollë në mëngjes herët dhe një kokërr në mbrëmje para gjumit. Ajo bën mirë duke u pirë në formë çaji, është për sëmundjet reumatizmale. Çaji mund të bëhet me mollë të freskëta ose me mollë të thata.

“Një mollë në ditë largon mjekun”

Duke ditur se vlerën e mollës anglezët kanë një proverb, sipas së cilës “konsumimi i një molle në ditë e bën largon mjekun”. Kjo tregon se molla jo vetëm që është një ushqim i mirë, por forcon dhe vitalizon organizmin, duke rritur rezistencën kundër shumë sëmundjeve. Prej mollës përfitohen dhe një sërë nënproduktesh, të cilat konsumohen me kënaqësi nga njeriu dhe i bëjnë atij shërbime kaq të vyera sa po të njiheshin kudo, molla do të ishte në vend të parë. Por ka dhe një vështirësi. Ndonëse një njeri duhet të konsumojë të paktën 40 kg mollë nga 100 kg fruta që duhet të marrë në vit, aktualisht bota prodhon vetëm 5 kg për frymë. Nga molla përfitohet çaji i mollës, reçel molle, mollë të thara, puding, mollë të mbushura, sallatë molle, petulla me mollë, marmelatë molle, pekmez, komposto, pasta me mollë dhe të tjera. Por jo pak vlerë kanë:

Vlera e mollës

Preferohet për ata që kanë probleme me hemorroidet, takikardi, thartira në lukth dhe çrregullime në tretjen e ushqimeve. Pihen 3 gota verë në ditë.
Lulet e mollës: Përdoren në formë çaji, i cili lehtëson kollën. Kur çaji bëhet me gjethe shërben për lehtësimin e ënjtjeve në trup.
Uthull molle natyrale: Ka ndikim të fuqishëm në përmirësimin e tretjes por dhe në pakësimin e kolesterolit në gjak.
Frutë i freskët: Molla përdoret si preventiv për të parandaluar arteriosklerozën dhe hipertensionin. Konsumohen jo më pak se 3 kokrra mollë në ditë.
Përzierja: Një lugë uthull molle, një pikën jod i holluar, jod farmacie, me një gotë ujë. Në rastet kur lotojnë shumë sytë pihet nga një lugë gjelle gjatë ushqimit të drekës.

Sëmundjet mbi të cilat vepron molla

Verdhëza: 400 gr mollë lahen mirë dhe ndahen në tri racione në ditë. Kjo kurë vazhdon 4 ditë. Bukë gjatë kësaj periudhe hahet vetëm një herë në ditë dhe jo deri në ngopje.
Tension i lartë i gjakut: Ul tensionin e gjakut për shkak se nxjerr nga organizmi sasitë e tepërta të kripës nga organizmi. Molla mund të përdoret e freskët, ose në formë çaji kompostosh. 1.5 kg mollë zihen si komposto dhe konsumohen në 4 vakte në ditë. Gjatë kësaj ditë nuk duhet të konsumohet asnjë lloj ushqimi. Kjo kurë bëhet një herë në javë për 4 javë rresht, por mund të përsëritet sërish pas tre muajve.
Në infeksion të zorrëve: Për tri ditë në javë përdoren 2 kokrra mollë në ditë. Kura vazhdon dy javë. Mund të merren dhe çdo ditë dy kokrra mollë.
Në infarktin e zemrës: Duke qenë se pektini i mollës ul nivelin e kolesterinës, molla ndihmon në shmangien e infarkteve dhe gëlqerëzimit të sistemit kardiovaskular. Përdoren 2 kokrra mollë në ditë, një në mëngjes dhe një dark pa ndërprerje për 3 muaj. Mund të bëhet një muaj pushim dhe sërish e njëjta dozë.
Në migrenë: Dhimbjet prej kësaj sëmundjeje janë të bezdisshme. Është provuar se kur i sëmuri sheh se po i fillojnë dhimbjet, duhet të hajë një kokërr mollë. Kjo bën që dhimbja të shmanget, ose intensitetit i saj të jetë shumë i dobët.
Era e keqe e gojës: Nëse personi që vuan nga era e keqe e gojës, krahas higjienës së dhëmbëve duhet të pijë një gotë me lëng molle në mëngjes esëll dhe një në mbrëmje kur shkohet për gjumë.
Në konstipacion: Kur ka lëvizje të ngadaltë të zorrëve dhe personi mërzitet nga konstipacioni i shpeshtë, nevojitet të pihet 3 herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
Për t’u dobësuar: Gjatë kësaj kure, duhet të kemi parasysh që të pakësojmë bukën. Mirë është që të hahet bukë vetëm një herë në ditë. Ditën e parë duhet të marrim gjysmë kg mollë, pa ngrënë bukë fare. Ditën e dytë dhe në vazhdim, merren 400 gr mollë në ditë, 200 gr në mëngjes esëll dhe po kaq në mbrëmje vonë. Bukë duhet të merret 200 gr në drekë.
Në arteriosklerozë: Duke qenë se molla përmban të gjitha kripërat minerale, kalim, kalcium, silicium, mangnezium, hekur, acid fodforik dhe vitaminat A, B, C, ka veti të shkëlqyera për të rritur elasticitetin e enëve të gjakut. Nëse një person arrin të konsumojë një deri në dy kokrra mollë në ditë, mund të shpëtojë një herë e mirë nga arterioskleroza dhe sëmundje të tjera të zemrës.