Vlorë, Gjykata “burg pa afat” të shumëkërkuarin Ali Islamaj

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, deri në pritje të vendimit për ekstradim, për të shumëkërkuarin Ali Islamaj. 29- vjeçari, u arrestua dy ditë më parë në fshatin Drashovicë falë bashkëpunimit mes policisë italiane me atë shqiptare. Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shqiptarë të tjerë ka kryer  më shumë se 50 “grabitje me dhunë” të vilave luksose në Itali si dhe veprat penale “mbajtje sendesh të vjedhura”, “kërcënim”, “arratisje” etj. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Vjola Canaj, prokurorja e çështjes ishte Vojsava Starova, ndërsa i pandehuri mbrohej nga Delo Mecani.  Ali Islamaj pritet të ekstradohet në shtetin italian për të vuajtur dhe dënimin, i cili ishte ndërprerë nga arratisja spektakolare që bëri në fillim të këtij viti.

Comments are closed.