Vlorë, grabitet filiali i një banke, plagoset punonjësi i sigurisë

Një person ka mbetur i plagosur gjatë tentativës së vjedhjes së një filiali banke në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në zonën e në zonën e Skelës, ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur u futën në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës detyruan punonjësit t’u jepnin një shumë parash. Burime nga policia bëjnë të ditur se grabitësit janë përleshur me punonjësin e sigurisë së bankës, duke e qëlluar edhe me një plumb në këmbë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga grabitja ka mbetur i plagosur Viron Toska, i cili ishte punonjës i sigurisë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi u njoftua për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbuluar autorët e krimit.  Ndërkohë nuk bëhet e ditur shuma e parave të grabitura.

Comments are closed.