Vlorë, policia aksion për ndërtimet e paligjshme

Një 46-vjeçar nga Orikumi është arrestuar për ndërtim të paligjshme. Sipas policisë së Vlorës, Qani Hyska kishte kryer disa ndërtime pa leje në këtë zonë turistike. Policia e Vlorës ditët e fundit ka marr angazhimin për arrestimin e të gjithë personave që kryejnë ndërtime të paligjshme. “Sikurse keni konstatuar ditët e fundit nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë ka pasur disa arrestime dhe ndalime për  veprën “Ndërtim i paligjshme”. Bëjmë me dije se Strukturat e Drejtorisë së Policisë do të arrestojnë dhe do të kryejë të gjitha veprimet procedurale për çdo person që kryen ndërtim të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.