Votat e invalidëve, Tafaj: Për partinë që na mbështet

Personat me aftësi të kufizuar  do ti bashkohen në 23 qershor asaj force politike që do të zbatojë platformën e  kësaj kategorie, e cila në fokus ka punësimin, strehimin, arsimimin si dhe  një sistem social të drejtë pagesash e pensionesh. Kjo ka qënë deklarata e kreut të këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar, Sinan Tafaj. Ai tha se janë të mirëpritura të gjitha partitë politike në vend që ta përfshijnë këtë platformë në programet e tyre gjatë fushatës elektrorale, dhe se në rast se të gjitha pikat do të plotësohet   kjo kategori do të jetë përkrah tyre në 23 qershor. “Të vendoset një drejtësi sociale, në mbështetje të politikave sociale për personat me aftësi të kufizuar. Çka do të thotë personat që nuk dëgjojnë deri më sot ligji nuk i njeh si persona me aftësi të kufizuar, personat me probleme mendore gjithashtu kanë një seri problemesh të mëdha dhe të parregulluara me ligj. Të bëhet një reformë reale, e plotë dhe e thellë në sistemin e pagesave Cash dhe pensioneve për invalidët e punës”, thotë Sinan Tafaj, kryetar i këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar. Një pikë tjetër e rendësishme e platformës së personave me aftësi të kufizuar është që  brenda 100 ditëve të para të qeverisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, të miratohet edhe  projekt drafti për përfaqësimin e posaçëm të personave  me aftësi të kufizuar në institucione.