Vrapimi 6 ditë në javë, riktheu në formë Vic

Ajo ka çuditur fansat me elegancën trupore, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt. Bëhet fjalë për stilisten Vic Beckham, e cila është parë në New York Fashion Week duke mbajtur në krahë vogëlushen e saj, ndërkohë që vëmendja e medias është përqendruar kryesisht tek eleganca e trupit të saj. Sekreti qëndron tek ushtrimet sportive. Ka qenë vet Victoria Beckham, e cila ka zbuluar për fansat e saj formën perfekte të trupit. 37-vjeçarja ka rrëfyer për “Vogue US”, se pas lindjes së Harper Seven në korrikun e vitit të kaluar, ajo filloi “regjimin” e fituesit ku në të përfshihen edhe gjashtë ditë në javë vrapim. “Kam punuar jashtë shumë. Kam vrapuar shumë”, ka pohuar Vic. Por jo vetëm, stilistja ka si trajner Tracy Anderson, i cili kujdeset gjithashtu edhe për Gwyneth Paltrow, Cheryl Cole dhe Madonna.

Comments are closed.