Vrasja e arkëtares, policia: Skema e ngjarjes e njëjtë me vrasjen e argjendarit

Autori i vrasjes së arkëtares së bankës, dyshohet se ka kryer edhe një tjetër vrasje. Sipas policisë, arma e përdorur për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi ditën e djeshme, është e njëjta me armën e përdorur për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar, në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. Ekspertiza balistike e plumbave të gjetur dje në vendin e krimit ka nxjerrë në pah faktin se është e njëjta armë me të cilën është vrarë 61-vjeçari, 5 muaj më parë. Burime policore bënë me dije se krahasimi balisitik ka nxjerrë të dhëna të sakta çka hedh dyshime se autori është i njëjtë në të dyja ngjarjet që kanë shënuar dy viktima. Edhe vrasja e Rrapo Sinanit mbetet ende e pazbardhur dhe autori nuk është vënë në pranga megjithëse u ndalua një shtetas nga Kosova që më pas rezultoi i pafajshëm.

Comments are closed.