Vrasje apo vetëvrasje në burgun e Shën Kollit?! Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës

Pas vetëvrasjes së njoftuar të të burgosurit 20-vjeçar Florian Kodra, burime për Syri.net thonë se SHKB e burgjeve ka zbarkuar në Lezhë.

Deklaratat kontradiktore dhe shenjat e dyshimta në qafën e të burgosurit në burgun e Lezhës po tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo vetëvrasje dje në burg.

Dëshmia e fortë nga burgu: Florianin patën kohë ta shpëtonin, po këtu s’e rru*n njeri, s’ka mjekë, s’ka ilaçe

Dje një tjetër i burgosur ka bërë një denoncim, dhe sipas tij 20-vjeçarin e kanë lënë të vdes, pasi nëse do ti jepet ndihma ai mund të jetonte. Më poshtë mesazhin që është dërguar nga një i burgosur drejt portalit JOQ:

Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kan dezinformu.”

Vijon…

Similar Posts