Vrasjet në Francë, policia identifikon autorin

Policia franceze mbrëmjen e së mërkurës ka identifikuar autorin e masakrës në shkollën hebraike në Tuluz të Francës, i cili vrau 3 fëmijë e një mësues në një shkollë. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin, Mohammed Merah me origjinë algjeriane. CNN shkruan se policia rrethoi shtëpinë rreth orës 3 të mëngjesit, në një kohë që disa të shtëna lanë të plagosur 2 oficerë policie.  Televizioni “France 24” ka theksuar se autori i dyshuar i vrasjeve në Tuluz ka telefonuar në redaksi dhe ka pranuar krimin. Ai ka pranuar se është pjesë e Al Kaedës dhe ky është vetëm fillimi. Gjithashtu “France 24” thekson se vrasësi ka deklaruar se ka filmuar çdo veprim të tij. Policia mori në vendngjarje nënën e të dyshuarit, por ajo nuk pranoi të fliste pasi siç tha, kishte pak ndikim tek ai. Ndërkohë që presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka kërkuar që vrasësi të kapet i gjallë. “Jemi të sigurt që personi i identifikuar është autori i vrasjeve në Montauban në Tuluz. Është gati të dorëzohet këtë pasdite”, ka siguruar ministri i Brendshëm, Claude Guéant. Ai tha se 24-vjeçari është një algjerian me shtetësi franceze, i cili ka kaluar një kohë të konsiderueshme në Afganistan e Pakistan. Vrasjet në shkollën Ozar Hatorak ishin sulmi i tretë fatal në pak ditë. Sulmet kanë ndodhur në datat 11,15 dhe 19 mars, ndaj kjo bëri që polician të mendonte se vrasësi sulmonte çdo katër ditë.

Comments are closed.