Vrau në vitin 2000, arrestohet në Kakavijë 53-vjeçari

 

Policia e Kakavijës ka ndaluar një person të dënuar me tetë vite burg për vrasje. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Sami Pasha 53 vjeç nga Mati, ka vrarë me armë zjarri Denis Dervishin. Më pas ai u dënua në mungesë nga Gjykata e Tiranës në 23 korrik 2002 me 8 vite burg. Prej 2001-shit, Pasha ka qëndruar në Greqi. Ditën e djeshme ai do të hynte me autobus në Shqipëri me një pasaportë të vjetër me datëlindje të ndryshuar.