Vritet 18 vjeçarja

Në qytetin e Tropojës ka ndodhur një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm. 18 vjeçarja Gjyste Paplekaj është vrarë në Lekbibaj, nga Fran Paplekaj, punonjës policie. Krimi është kryer me armën e shërbimit, ndërsa pak minuta më vonë autori i ngjarjes u dorëzua në polici. Thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.