Washington, arrestohet George Clooney

Aktori George Clooney dhe babai i tij janë arrestuar gjysmë ore më parë gjatë një proteste jashtë ambasadës së Sudanit nëWashington.Protestuesit mes të cilëve ishin dhe aktori dhe i ati i tij kanë akuzuar presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir, se po provokon një krizë humanitare dhe po bllokon ndihmat dhe ushqimet që hyjnë nga NubaMountains dhe janë të destinuara për pjesën veriore të Sudanit. Clooney, babai i tij Nick dhe sahumë të tjerë u arrestuan pasi ata nuk dëgjuan për tre herë rresht thirrjen e policisë për të mos kaluar gardhin që policia kishte krijuar rreth ambasadës. Ata u kapën dhe u shoqëruan në polici të prangosur. Aktori tha se nëse nuk do të merren masa për të ndaluar atë që bën Al-Bashir shumë shpejt do të ndodhemi përpara një krize shumë të rëndë humanitare.

Comments are closed.